Fundamenti

Joe Biden flet për mendimet vetëvrasëse

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Nënkryetari amerikan Joe Biden mbajti sot një fjalim personal dhe emocional, teksa ju drejtua të familjarëve të ushtarëve të vrarë amerikanë. Ai kujtoi luftën e tij kundër pikëllimit të pandërprerë, pasi vajza dhe gruaja e tij ishin vrarë në një aksident me makinë, 40 vjet më parë.

“Për herë të parë në jetën time kam kuptuar se si dikush me vetëdije vendosë të bëjë vetëvrasje”, ka thënë Biden gjatë një takimi në Washington, të organizuar nga Programi për Asistencën e Tragjedisë së të Mbijetuarve (TAPS), gjatë shënimit të Ditës Memoriale që përkujton ushtarët e rënë amerikanë.

“Jo sepse janë të çmendur, jo sepse ishin të krisur, por sepse ishin në maje të malit dhe e dinin në zemër se nuk do të jenë më kurrë atje, pra… nuk do të jenë kurrë si më parë. Kjo është ajo gjëja e keqe që e ndjeni shumë nga ju”.

Biden tregoi se u njoftua për aksidentin më 18 dhjetor 1982, disa javë pas emërimit të tij për senator nga Delaware. Teksa ishte në Washington, gruaja e tij Neilia, vajza njëvjeçare Naomi dhe djemtë Beau e Hunter, blinin për Krishtlindje në Hockessin. Vetura e tyre u goditë nga një traktor me rimorkio. Vetëm Beau dhe Hunter mbijetuan.

Uji Dea

“Dhe, siç e dini ju nga toni i thirrjes telefonike, thjesht e dini, apo jo? E dini që e morën udhën. E dini kur telefonata erdhi. E dini. E ndjeni në kocka se diçka e keqe ka ndodhur”, ka thënë Biden. “Dhe, unë e dija. Nuk e di se si e dija. Por, telefonata tha se gruaja ime ka vdekur, se vajza ime ka vdekur, dhe nuk e dija nëse ia dalin mbanë djemtë e mi”.

Nënkryetari u tha familjeve se ai vërtet e kupton “vrimë e zezë në gjoks, që ju thitë brenda”. Sipas tij, dhembja kurrë nuk largohet, por vetëm mund të “kontrollohet”.

“Mos harroni dy gjëra. Vazhdoni të mendoni se çka burri apo gruaja e juaj do të donin të bënit. Vazhdoni të mendoni se çka është ajo dhe vazhdoni t’i kujtoni fëmijët e juaj, të atij ose të asaj për tërë jetët e tyre, gjakun e gjakut tim, kockat e kockave të mia, sepse miq, mundet të bëhet më mirë”, thotë Biden, raporton ABC OTUS News.

“Do të vijë një ditë, ju premtoj juve dhe prindërve tuaj, se mendimi për djalin apo vajzën apo burrin apo gruan tuaj do ta sjellë një buzëqeshje në buzët e juaja në vend të një loti në sy”, tha ai. “Do të ndodhë. Lutja ime për ju është se kjo ditë do të vijë herët ose vonë. Gjëja e vetme në të cilën unë kam më shumë përvojë se ju në këtë është: po ju them, do të vije”. /Telegrafi/