ARKATANA

Jo të gjitha sheqernat janë të njëjta

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Shpesh dëgjoni këshilla kontradiktore rreth konsumimit të sheqernave, por një gjë të cilën duhet pasur parasysh është se ato nuk janë të gjitha të njëjta. Studimet amerikane kanë treguar se konsumi i sheqernave të ndryshme ka efekte të ndryshme në organizmin e njeriut përfshirë edhe masën e belit dhe indeksin e masës trupore.

Madje studimet kanë treguar se njerëzit që kishin më pak masë në bel shumicën e energjisë e kishin marrë nga karbohidratet, në të cilin grup të lëndëve bëjnë pjesë edhe sheqernat.

Autorët e studimit thonë se çelësi për të pasur peshë normale trupore dhe bel më të hollë është lloji i karbohidrateve të cilin e konsumon personi.

Uji Dea

Personat të cilët kishin pasur bel më të hollë kanë konsumuar karbohidrate të pasura me fibra të patretshme – siç janë pemët, perimet dhe drithërat e plota.

Ndryshe, personat të cilët kanë konsumuar karbohidrate të rafinuara, kanë pasur gjasa më të mëdha për të shtuar masë rreth belit.

Masa rreth belit, që quhet edhe trashësia abdominale, mund të jetë një faktor i rëndësishëm i nxitjes së sëmundjeve kardiovaskulare, vdekjen së parakohshme, goditjes në tru, diabetit tip 2, disa formave të kancerit dhe presionit të rritur të gjakut. /Mjeku.Net/Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.