UBT

Jo rritje elektorale të pagave

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Me një veprim të pamatur të kryeministrit Hashim Thaçi gjithçka mund të përmbyset. Rritja ekonomike, ndërtimi i autostradës për Shkup, ambienti i biznesit, e shumë projekte të mëdha për vendin që në afatgjatë mund të kenë efekt pozitiv në ekonominë e vendit mund të vihen në rrezik. Krejt kjo nëse Qeveria e Kosovës nuk tërhiqet nga vendimi për rritjen e pagave për sektorin publik.

Pak a shumë ky është vlerësimi që zyrtarët e Fondit Monetar Ndërkombëtar i kanë bërë buxhetit të vitit 2014, në të cilin është paraparë edhe rritja e pagave.

Eco Higjiena

Ky institucion tërheqë vërejtjen që të mos merren masa të ngutshme në prag të zgjedhjeve parlamentare, të cilat do të kenë kosto vështirë të rikuperueshme në të ardhmen.

“Të arriturat gjatë kohës së marrëveshjes Stand By dhe Programit të Monitoruar nga Stafi, shumë lehtë mund të vihen në rrezik me kthimin në politikat e pamenduara ekspansioniste. Në këtë drejtim, periudha në prag të zgjedhjeve të përgjithshme në gjysmën e dytë të vitit 2014 do të jetë një provë e rëndësishme”, thuhet në raportin e FMN-së…(Tribuna).