KKVITI

Jo qeverisë teknike!

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Pavarësisht se nuk do të pranonin të jenë pjesë e ndonjë qeverie teknike e cila do të fillonte dialogun për zgjidhjen e problemit të veriut, partitë opozitare kanë shprehur gatishmërinë e tyre që ta ndihmojnë Qeverinë e Kosovës kur bëhet fjalë për çështje nacionale, siç është problemi i veriut.

Përfaqësues të LDK-së dhe AAK-së thonë se për veriun kërkohet një unifikim i spektrit politik në vend, në mënyrë që edhe në atë pjesë të vendit të vendoset autoriteti i Kosovës.

Deputeti i LDK-së, Sadri Ferati, ka thënë se kjo parti e ka përkrahur çdo vendim të Qeverisë për shtrirjen e kushtetutshmërisë në pjesën veriore të Kosovës. Mirëpo, sipas tij, Qeveria duhet të kërkojë nga bashkësia ndërkombëtare që t’i bëjë më shumë presion Serbisë për heqjen dorë nga veriu i Kosovës, në mënyrë që edhe në këtë pjesë të shtrihet dora e shtetit të Kosovës.

Mobi Casa

Ndërsa, për AAK-në nuk janë koalicionet qeverisëse ato që duhet të definojnë pozicionin e Kosovës karshi dialogut, por qëndrimi dhe politikat e prera që duhet t’i kenë partitë politike për interes në avancimin e Kosovës.

Anëtari i kryesisë së kësaj partie, Besnik Tahiri, ka thënë për “Tribuna Shqiptare” se kjo parti mendon se dialogu është një ndër elementet me themelore për zgjidhjen e problemeve.

Analisti Ardian Arifi vlerëson se për veriun nuk ka nevojë të këtë ndonjë Qeveri teknike pasi, sipas tij, veriu është punë e brendshme e Kosovës dhe nuk pse për këtë çështje të bisedohet me askënd. /Telegrafi/