FITORJA

Jo për testin e maturantëve, po për parimet

/ 5 minuta lexim
FITORJA

Nga Shefik Shkodra – Në këtë ditë është mbajtur provimi/testi/ shtetëror për nxënësit e shkollave të mesme. Se si është puna e këtij testi kemi shkruar disa herë. Nuk dua ta komentoj më tutje, e dinë edhe të tjerët. Dashtë zoti e i dalshin në fund ata nxënës që duhet ta përsërisin! Ndonjë herë, ndoshta, do të eliminohet fare ky lloj testimi.

Këtë herë fjala është për një farë marifeti të vogël (ashtu i duket dikujt) që shfaqet pa ndërprerë në shoqërinë tonë dhe kudo, qoftë edhe për diçka shumë formale. Po njerëzit kur e përmendin “demokracinë”, thua se vërtet janë ata që çka flasin e veprojnë krejt në rregull është dhe askush tjetër nuk merr vesh. Ka injorantë, por ka edhe kamuflantë.

Ka njerëz të mirë kudo, por janë shumuar ata shtihanat për të keq!

Si zyrtar i DKA-s në Gjilan, qe nga viti i kaluar isha në SHMB “Arbëria” në organizimin dhe mbajtjen e testit, derisa në këtë vit, për shkak të reduktimin të qendrave dhe më tepër për shkak të sjelljes anarkiste të zyrtarit (që i kanë mbetur qeverisjet e tilla në dorë) mua nuk më zgjodhi, e kishte emëruar njërin prej kolegëve që ta kryej këtë punë. Nuk do të ishte shumë fatale se kush po shkon e kush jo. Por, veprimi pas shpine të lë mbresa markante. Por, për këtë nuk çan kokën zyrtari anarkist e zyrtarët me sjellje të tillë. Në takimin e rastësishëm që isha (me siguri s’e ka pas ndërmend të më ftoj), ua dha materialet disa zyrtarëve të tjerë duke i “sugjeruar” se ku duhet të shkojnë dhe çka duhet vepruar për “sukses” më të mirë.

Njëri prej kolegëve i tha se, filani ka mbetur pa u orientuar, ai rrudhi supet dhe bëri disa gjeste sikur i vinte keq, por s’ka mundësi tjetër. E mua më dukej shumë qesharak tipi. Kështu dukej sikur u jep disa fëmijëve karamele, po qe! Për këtë të fundit nuk i mbeti gjë në xhepa. S’i kanë qëlluar më kurrfarë sheqerkash për ta “mashtruar” edhe këtë e për ta vënë në gjumë. He! Kjo është aftësia e tij e mjerë!

Mobi Casa

U ndjeva thellë i indinjuar, jo për mëditjen, sa për cenimin që ma bëri në rastin kur më duhet edhe pak kohë të shkoj në pension.

Ndonjëri prej këtyre zyrtarëve (s’po ia përmendi emrin) dhe kolegët e tillë si ai janë katastrofa e kësaj shoqërie. Këta njerëz qe dy shekuj veç lëkurën e ndërrojnë si kameleoni. Janë hipokrit të mëdhenj e karrierist të veçantë. Dje ia mbanin anën diktaturës, sot i “edukojnë” të tjerët. Eh, sa kënaqësi kur sheh këta tipa! Çka po rregullohet këtu? Si do ta kuptojnë të rinjtë tanë këtë farë sistemi? Çfarë edukate marrin prej rrëshqanorëve të përhershëm, apo edhe të tashëm njësoj të trajnuar?!

Një farë anekdote me gjasë e kam përmendë po them edhe këtu, duke e pas veten shumë në qejf, si narcis që është tipi, kur eprori i tij ia jep një thirrje gjyqi, qindra kilometra i kalon këmbë deri te pala e dëmtuar, por kurrë nuk e shtie në xhep. Si ai tipi i dikurshëm që rrëfenin për te: ‘që nga Kamenica e deri në Tërstenë me “poziv”(kështu quhej ftesa nga serbishtja) në dorë’. Ai e bart thirrjen për ndëshkim pa e pas palosur, ashtu që të tregohet se, është një farë pushtetari. Si me pushkë në krah krenar se, me siguri pala do të dënohet me burg ose me para. E ka në gjak karrierën. E ka në shpirt autokracinë si vetjak, shkurt e shqip. Është i magjepsur që të shes trimëri edhe ndaj atyre që nuk bëjnë keq…Është hakmarrës për një fjalë që s’i pëlqen trillanit…

Ai e mban veten si njeri më i dijshëm. Si njeri me shumë influencë, e për fat të keq nuk është krejt ashtu sikur e mendon veten. Por, ai nuk është fajtor. Faji është te ai/ata që i japin aq hapësirë dhe e ledhatojnë. Kështu e ka çakalli, veti e tij që nga ai shekull në tjetrin!

Shihemi ndonjë herë tjetër më gjatë lidhur me tipat e kasabasë tonë, të shndërruar në figura tjera reale, por edhe në ata të besëtytnisë popullore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.