Mobi Casa

(Jo) origjinali i mjaltit!

/ 3 minuta lexim
Fundamenti

Nga – Rexhë Hasani – Diskutimet rreth mjaltit ia kanë prishur pak qejfin konsumatorëve, për këtë njerëzit janë në dyshim dhe nuk dine ç’të bëjnë nëse mjalti të cilin kanë blerë mund të dalë i rremë (jo origjinal).

Pjesëmarrja ime në dy panaire të bletarisë: “Gjilani 2012” dhe “Kosova 2012”, që u mbajt së fundmi në Prishtinë, më shtyri të shkruaj këtë artikull shumë përfolës në mes të bletarëve dhe konsumatorit të mjaltit.

Diskutimet rreth mjaltit ia kanë prishur pak qejfin konsumatorëve, për këtë njerëzit janë në dyshim dhe nuk dine ç’të bëjnë nëse mjalti të cilin kanë blerë mund të dalë i rremë (jo origjinal).

Një pjesë e rëndësishme e informacionit lidhur me dallimin e mjaltit të vërtetë që qarkullon në mes popullit nuk është e vërtetë. Ekspert të bletarisë, theksojnë se niveli i glukozës në mjaltë nuk mund të kuptohet asnjëherë kur shihet nga jashtë. Këtë gjë mund ta përcaktojnë vetëm ekzaminimet e bëra në kushte laboratorike.

Uji Dea

Kështu, inxhinierët ushqimorë theksojnë se në mjaltin e shitur lirë padyshim që ka hile. Nëse vlefta e mjaltit është vërtet e lirë, këtu nuk mund të flitet për mjaltë. Këto mund të jenë produkte të marra nga sheqeri dhe të cilat kanë ngjashmëri me mjaltin. Sa për informim, është normale që bletëve të cilat dalin nga dimri t’u jepet shurup në pranverë dhe ky shurup mund të jepet deri në muajin e tretë.

Ndërsa mjalti merret në muajin e shtatë dhe të tetë të vitit. Kjo do të thotë se nuk ngel asnjë gjurmë nga sheqeri i dhënë në muajin e tretë. Në këtë rast sheqeri jepet me qëllimin e rritjes së bletës së vogël. Një gjë është e sigurt që është i pamundur kontrollimi i mjaltit me anë të syrit. Mjalti i vërtetë sheqeroset (kristalizohet) në ambiente të ftohta, mjalti i rremë nuk sheqeroset.

Më janë dashur shumë kohë për t`i bindur drejtë konsumatorët gjilanas dhe ata nga Prishtina, se mjalti origjinal ka një aromë të veçantë, të lehtë si esencë dhe se kjo aromë ndihet më tepër kur presim mjaltin apo kur hapim kapakun e vendit ku e ruajmë. Mjalti i vërtetë është më i plotë se mjalti me glukozë. Mjalti i vërtetë nuk është shumë i ëmbël si sherbet. Mjalti me glukozë është më i ëmbël. Kur marrim një lugë mjaltë mund të kemi shije të ndryshme. Në mjaltin e rremë ka një shije të vetme.

Në mjaltin e lirë padyshim që ka sheqer dhe lëndë të përftuara nga diku tjetër. Megjithë këto dyshime, me të drejtë apo jo, kam përshtypjen se kosovarët, shumë pakë apo fare nuk kanë njohuri për mjaltin si ushqim më të përsosur për organizmin e tyre. Ata, me këtë e kanë treguar në dy panairet e lartëpërmenduara, se më shumë kanë dyshime në mjaltin se sa ta konsumojnë atë. Për këtë, ju preferoj që të konsumoni mjaltin sepse ka veti shëruese…