KKVITI

“Jo” e madhe koalicionit të gjerë

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Faktori politik në Kosovë është në favor të krijimit të një uniteti ndërmjet pozitës dhe opozitës para se Prishtina zyrtare t’i nisë bisedimet e reja me Beogradin, porse përjashton mundësinë e krijimit të një koalicioni të gjerë.

Uji Dea

Zëri shkruan se vetëm një ditë pasi kryetari i Kuvendit, Jakup Krasniqi “lansoi” idenë se për çështjen e bisedimeve nevojitet një koalicion më i gjerë politik ndërmjet pushtetit dhe taborit opozitar, duke kërkuar unitet brenda forcave politike para se të hyhet në bisedimet e reja me Serbinë, opozita është në favor të arritjes së konsensusit të përgjithshëm të skenës politike, porse nuk përkrah idenë e ndonjë koalicioni të gjerë, pasi që kundërshton çdo dialog politik mes Kosovës dhe Serbisë.