Jeton 6 vjet në internet kafe!

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjatë ditës flinte në internet kafe, ndërsa gjatë natës shfrytëzonte kompjuterin për të kënaqur varësinë e tij nga lojërat kompjuterike.

Një i ri kinez me emrin Li Meng kishte krijuar varësi aq të madhe nga lojërat kompjuterike sa që ka jetuar plot 6 vjet në lokalin e një internet kafeje.

Eco Higjiena

Ndërkohë që gjatë ditës flinte në internet kafe, ai gjatë natës shfrytëzonte kompjuterin dhe internetin për të kënaqur varësinë e tij nga lojërat.

Ai dilte vetëm kur nuk kishte zgjidhje: për të siguruar ushqim dhe për të bërë dush. Nga lojërat kompjuterike Li Meng ftonte rreth 250 euro në muaj, ndërsa me një të katërtën e tyre e paguante qëndrimin në internet kafe.(albinfo)