Jetojnë në Turqi, mendjen e kanë në Kosovë
Gjilan – Salih Demirtash është 92 vjeçar dhe ka lindur në Berivojcë të Dardanës. Qysh në moshën 10 vjeçare e ka lëshuar Kosovën,por ëndrrat më të mira thotë se i sheh në vendlindje. Ismail Uzen është nënkryetar i Komunës për komunitete në Jelldërëm dhe është i kënaqur me tretmanin që ka a`i dhe pjesa shqiptare.
Shumë familje kosovare që janë shpërngulur dhunshëm në vitet e 40`ta sot janë akomoduar në Bursa të Turqisë ose siç e quajnë ata vendi i shqiponjave. Nuk ka aktivitet apo ceremoni shtetërore ku nuk ka shqiptarë dhe ku zëri i tyre është shumë vendimmarrës. Pavarësisht se ata tani jetojnë mirë, kanë përparuar dhe janë të integruar, Kosovën dhe vendlindjen nuk e harrojnë kurrë. Në momentet e para kur thua se je nga Kosova, zëri i atyre më të moshuarve menjëherë nisë të ndryshojë.
Gjeneratat e vjetra menjëherë pyesin për Kosovën, për tokat dhe fushat ku ata thonë se ëndërrojnë çdo ditë. Salih Demirtash ka një histori shumë interesante. “Jeta e njeriut është e çuditshme. Kjo tokë e Bursës dikur ishte fusha e livadhe dhe unë punoja aty,por tash është bërë i tëri qytet” shprehet ai. Demirtash ka lindur në Berivojcë të Dardanës dhe ka 92 vite, kurse në vitin 1938 familja e tij ka emigruar fillimisht në Izmir e pastaj në Bursa. “Kosovën e shoh në ëndërr çdo natë. Nuk bëjë gjumë të rehatshëm nëse nuk e qojë mendjen tek Berivojca ime. Jemi të përmalluar dhe nuk e harrojmë lehtë dheun e vendlindjen”shprehet ai. Demirtash thotë se Bursa ka shumë ngjashmëri me Kosovën.”Vetëm këtu e kam gjetur rahatinë shpirtërore sepse kam shumë miq e pleq shqiptar me të cilët bisedojë si në Kosovë.
Traditat po ruhen edhe këtu,por gjeneratat e reja nuk po kanë shumë interesim. Shoqata “Kosova-Shkup” po bënë një punë shumë të madhe sepse po i bënë bashkë shqiptarët në Bursa” thotë Demirtash. Ai ka një porosi edhe për politikanët e Kosovës dhe ata të Gjilanit.”Vendlindja nuk harrohet lehtë. Ne kemi ikur nga zullumi dhe represioni i serbëve. Mos të harrojnë për asnjë moment se Bursa e Turqisë ka qenë gjithmonë dhe përkrah çështjes shqiptare. Shënimi i Pavarësisë së Kosovës nuk është mirë të bëhet pa praninë e përfaqësuesve të Bursës” mendon ai.
Edhe, Ismajl Uzen nga Jelldërëmi thotë se jep kontribut të madh në ruajtjen e traditave të vjetra shqiptare. “Unë së bashku me miqtë e mi në Bursa po përkrahim çdo iniciativë dhe ide që vije nga Gjilani dhe Kosova. Shumë shpejt do të ndërmarrim një aksion për të ndihmuar nxënësit dhe studentët kosovarë” shprehet ai. Uzen shpreson se marrëdhëniet Gjilan-Bursa do të rriten edhe më shumë sepse këto dy qytete kanë shumë të përbashkëta. Ai është nënkryetar i Komunës për komunitete dhe delegat në Jelldërëm dhe është i kënaqur me tretmanin që ka pjesa shqiptare atje. Uzen është shumë human dhe njeri që ndihmon të gjithë shqiptarët e Kosovës qoftë kur kërkojnë lidhjet e afërta familjare ose për nevoja tjera./rajonipress.com/