Jetoj një jetë me dashuri e pa stres

Shumë herë është thënë se për të vitet ikin mbrapsht. Dhe këtë gjë këngëtarja Mihrije Braha e ka ‘dëshmuar’ më së miri me vetë pamjen që e karakterizon. E bukur dhe përplot sharm ajo ka ardhur gjithnjë, ndërsa kjo gjë përveç kujdesit të rreptë, thotë se i vjen edhe me gjenet.
“I kam ngjarë nënës nga gjenet kështu që nuk plakem shpejt. Gjithashtu është edhe ajo se unë shkoj në palestër dhe mundohem që të jem e kujdesshme edhe në këtë mënyrë. Pastaj ndikim në këtë drejtim ka edhe të ushqyerit mirë, jetën e mirë me bashkëshortin e djalin dhe mendimin pozitiv! Unë asnjëherë nuk i jap vetës stres!”, kështu thekson fillimisht këngëtarja për të përditshmen “Tribuna”, ndërsa bën me dije se përkrah këngës dëshiron që gjithnjë të paraqes një dukje sa më perfekt.
Së shpejti klipi i radhës
“Muzika kërkon edhe një pamje të këndshme për artistin. Kështu që unë mundohem të dal sa më mirë” Përveç një kujdesi në dukje, këngëtarja Mihrije Braha rrëfen se ka një kujdes të veçantë edhe në profesionin e saj.
Madje mundohet me çdo kusht që para fansave të sjellë një krijim mirë të realizuar. “Sigurisht që realizimi i një kënge do mund dhe kujdes të veçantë. Kështu që unë mundohem dhe punoj në këtë drejtim. Ngjashëm jam duke punuar edhe rreth realizimit të klipit të radhës nga kënga ime e fundit “Fama”.
Për këtë këngë kam bashkëpunuar me tekst-shkruesin dhe kompozitorin Armend Rexhepagiq. Është dueti me djalin tim Platorin, ndërsa ky krijim është orkestruar nga Çekiç. Kam vendosur që këtë projekt ta realizoj me “Maximus” i cili është produksion vendorë”. (ORAinfo)