Jetish Maloku në krye të Prokurorisë themelore në Gjilan
Gjilan – Jetish Maloku ka marrë besimin nga Këshilli Prokurorial i Kosovës që të udhëheq me Prokurorinë Themelore e cila përfshinë shtatë komuna të rajonit. Maloku për rajonipress tha se është i përkushtuar që tu krijojë qytetarëve të Anamoravës siguri duke luftuar krimin e të gjitha llojeve.
Këshilli Prokurorial i Kosovës ka zgjedhure Jetish Malokun që të udhëheq nga janari i vitit 2013 me Prokurorinë Themelore në Gjilan e cila përfshinë shtatë komuna. Maloku do të ketë kompetenca mbi komunat Gjilan , Kamenicë, Viti, Artanë, Ranillug, Partesh dhe Kllokot.
Maloku tha për rajonipress se Prokuroria Themelore e Gjilanit do t`i ketë 15 prokuror kurse ai së bashku me stafin e tij do të jetë i përkushtuar që tu krijojë qytetarëve të Anamoravës siguri duke luftuar krimin e të gjitha llojeve.
Maloku tha se kanë kushte, kapacitete dhe infrastrukturë që të punojnë më me ngulm për të luftuar të keqën siç janë: korrupsioni , trafikimi i qenieve njerëzore, prostitucioni, lufta kundër narkotikëve dhe narkobosëve .
Sipas Malokut institucioni që ia drejton do të punojë edhe më tepër për ta kthyer besimin e qytetarit tek drejtësia.”Bashkëpunimi me qytetarët dhe transparenca ndaj publikut do të jenë shtyllat tona kryesore, përmes të cilave ne synojmë ta kthejmë besimin e qytetarëve. Kuptohet angazhimi dhe lufta jonë për të sjellur para drejtësisë keqbërësit do të jenë prioriteti ynë” tha Maloku.
Ndryshe, Prokuroria Themelore në Gjilan pritet t`i ketë 15 prokurorë të ndarë në departamentin e krimeve të rënda, për të mitur dhe departamenti i përgjithshëm ./rajonipress/