RCCOLA

Jetimët dhe të burgosurit e Preshevës marrin përkujdesjen e bashkatdhetarëve

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

12 nxënës jetim të shkollës së mesme teknike “Presheva” kanë përfituar një ndihmë në mjete materiale.

Për këtë mision humanitarë është përkujdesur bashkatdhetari ynë nga Norça e Preshevës, Abedin Sahiti, i cili është kryetar i xhamisë ASR nga Ingulshtadi i Gjermanisë.

Abedini i ka thënë RTP-së se këto mjete janë grumbulluar nga garat sportive që organizojnë xhamitë në jugun e Gjermanisë.

RCCOLA

“600 euro u ndanë për nxënësit ndërsa shuma tjetër do të shkojë për familjarët e të burgosurve”, ka thënë me këtë rast Abedin Sahiti.

Ndërkaq për koordinimit e këtyre mjete është përkujdesur profesori i edukatës fetare Abdyl Samet Rrahimi.

Këtë veprim humanitarë e ka përshëndetur edhe drejtori i shkollës së mesme teknike “Presheva” , Telat Arifi . /Titulli.com/