GRANDEMALL

“Jetimat e Ballkanit” do t’i bëjnë me shtëpi dy familje gjilanase

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në takim përfaqësues të shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, nga të cilët ka marrë konfirmimin për ndërtimin e dy shtëpive për familjet me gjendje të rëndë të banimit, të cilat rrisin fëmijë jetimë.

Kryetari Haziri e ka falënderuar përfaqësuesin e kësaj shoqate, Halil Kastratin, për këtë mbështetje dhe humanitetin ndaj jetimëve.

“Komuna e Gjilanit ka tri vite që e ka fondin për banim social dhe nga vullneti i njerëzve të mirë i kemi ndërtuar më shumë se 60 shtëpi për familjet në nevojë, ndërkaq 6 shtëpi të tjera do t’i ndërtojmë sivjet. Unë ju falënderoj juve që dorën e humanizmit e keni shtri në Gjilan në mënyrë të vazhdueshme”, ka thënë Haziri.

GRANDEMALL

Kurse, drejtori gjeneral i shoqatës bamirëse “Jetimat e Ballkanit”, Halil Kastrati, e ka falënderuar kryetarin Haziri për pritjen dhe zotimin për mbështetjen sa i përket mbarëvajtjes së punëve në ndërtimin e dy shtëpive për jetimë të Gjilanit.

“Gjilani është qyteti që e kemi mbështetur më së shumti në ndërtim të shtëpive për fëmijë jetimë. Do të vazhdojmë edhe në të ardhmen me këtë solidaritet”, u zotua Kastrati./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.