RCCOLA

Jetë e shkruar në letër

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kjo poezi e zgjedhur për botim
e dalë nga një çast shpirtëror
ka qetësinë hyjnore të dhimbjes
dhe frymën e kombit tim të sertë

Kjo poezi e zgjedhur për botim
e mbushur me frymën e gjeniut
me vete e ka edhe dashurinë tuaj
shkëlqimin e erërave të ylberit

Kjo poezi e zgjedhur për botim
sytë i ka të gjelbërt prej barit
këmbët i ka të tokëzave të gurit
dhe duart i ka, ura të lumenjve

Eco Higjiena

Kjo poezi e zgjedhur për botim
është ëndrra e farës së mbjellur
është përzierja e bardhë e ajrit
dashuria juaj dhe e gjithë vendit!..

Rrustem Geci – Dortmund, Gjermani