Eko Higjiena

Jeta Xharra fiton çmimin për nxitjen e Mirëkuptimit

/ 4 minuta lexim
Hidromorava

Organizata e Medias për Evropën Juglindore në Vjenë (SEEMO), ka bërë të ditur se gazetarja nga Kosova, Jeta Xharra, është fituese e çmimit Dr. Erhard Busek – SEEMO për Mirëkuptim më të Mirë në Evropën Juglindore.

Juria e përbërë prej 10 anëtarësh ndërkombëtar e kanë zgjedhur drejtoreshën e BIRN-it, Jeta Xharra, për t’i dhuruar këtë çmim, bazuar në kontributin e saj të dhënë në procesin e demokratizimit dhe të mirëkuptimit në Evropën Juglindore.

Shpërblimi i cili mbart një çmim prej 3 mijë eurosh është planifikuar zyrtarisht të dhurohet me 16 nëntor 2012 në Vjenë, nga Dr. Erhard Busek, presidenti i Institutit për Rajonin e Danubit dhe Evropën Juglindore si dhe nga Oliver Vujoviq, sekretar i Përgjithshëm i SEEMO. Kjo organizatë është pjesë e Institutit Ndërkombëtar të Shtypit (IPI).

Që nga viti 2005, Xharra është drejtoreshë e Rrjetit Ballkanik për Gazetari Hulumtuese (BIRN) në Kosovë, si dhe redaktore dhe prezantuese e emisionit “Jeta në Kosovë”, i cili kombinon gazetarinë hulumtuese me debatin, thuhet mes tjerash në arsyetimin për ndarjen e çmimit. “Ky emision shfaqet një herë në javë në Radio Televizionin Publik të Kosovës dhe ka thyer kufijtë e debatit, duke ftuar autoritetet për llogaridhënie dhe diskutimin e temave tabu për shoqërinë”.

Rrjeti BIRN në Kosovë ka 70 anëtarë dhe kontribuues të stafit në tërë Kosovën. BIRN-i prodhon publikime në gjuhën angleze siç janë “Balkan Insight” dhe “Prishtina Insight” si dhe emisione televizive dhe publikime të shtypura në gjuhët lokale, përfshirë këtu “Gazetën Jeta në Kosovë”, buletinin “Drejtësia në Kosovë” si dhe raportet nga Projekti i BIRN-it për Monitorimin e Gjykatave.

Xharra ka filluar karrierën e saj prej gazetareje, si gazetare lokale/ ndërmjetëse për BCC News dhe Channel 4 në vitin 1998 dhe më vonë u bë edhe menaxhere e zyrës se BCC-se për Kosovë. Në vitin 1999, ajo ka punuar për BBC News në Shqipëri dhe Maqedoni. Ne vitin 2003, ajo hapi edhe zyrën e Institutit të Londrës për Raportim të Luftës dhe Paqes (IWPR).

GRANDEMALL

Xharra ka jetuar shumicën e jetës së saj në Prishtinë, ku edhe ka mbaruar shkollën dhe universitetin. Ajo ka studiuar Dramën në Akademinë e Arteve të Kosovës. Ajo gjithashtu ka jetuar në Londër, ku ka fituar Diplomën për Studimet e Luftës në King’s College, në vitin 2000, dhe një tjetër diplomë master në degën e Skenarit në London College of Printing, në vitin 2002.

Në Londër, Xharra shkroi veprën letrare “Warless”, e cila u paraqit si një lexim në teatrin Mbretëror të Londrës, gjatë festivalit të “Shkrimtarëve të Rinj” në vitin 2004. Ajo gjithashtu ka kontribuar në botime të ndryshme në Mbretërinë e Bashkuar, përfshirë këtu “Independent”, “The Economist”, “Sunday Telegraph” dhe “Jane’s Intelligence Review”. Përderisa në Mbretërinë e Bashkuar, Xharra punoi në deskun për Planifikim të Lajmeve Ndërkombëtare në BBC World Service dhe për IWPR-në.

Çmimi SEEMO – Dr Erhard Busek për Mirëkuptim më të Mirë në Evropën Juglindore dhe Qendrore nderon gazetarët, redaktorët, drejtuesit e medieve, ekspertët e medias, shkrimtarët dhe trajnuesit e gazetarisë në Evropën Juglindore, të cilët kanë kontribuar në promovimin e mirëkuptimit në rajon dhe të cilët kanë punuar për përfundimin e problemeve që kanë të bëjnë me minoritetet, ndarjet etnike, racizmin, ksenofobinë, diskriminimin gjinor, frikën etj.

Çmimi sponsorizohet nga Busek, i cili është edhe ish-zëvendës-kancelari i Austrisë; profesori Jean Monet, presidenti i Institutit për Evropën Qendrore dhe Rajonin e Danubit, koordinator i Iniciativës për Bashkëpunim në Evropën Juglindore (SECI) dhe ish-koordinator Special për Paktin e Stabilitetit për Evropën Juglindore.

Kjo është hera e parë që ky çmim i jepet një gazetari kosovar.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.