Hidromorava

Jeta e familjes së shkatërruar nga varfëria

/ 6 minuta lexim
Uji Dea

“Të jetosh nën shoqërinë e minjve dhe me erën e mykut është vetë ferri”, shprehet familja Dibrani nga fshati Kishnicë. Kjo familje jeton në kushte shumë të rënda sociale. Pesë vajzat e vetme të Bedriut e Dashuries janë të sëmura dhe nën ndikimin e hapave qetësues. Nëna e tyre thotë se mjerimi i kësaj jete ka bërë që të pesë vajzat e saj të jenë në këtë gjendje. Dëshira më e madhe e Dashuries është vetëm ndërtimi i një shtëpie që ajo dhe familja e saj ta bëjë një jetë më të qetë.

Familja Dibrani tash e tetë vjet jeton në varfëri ekstreme në një shtëpi të Minierës së Kishnicës. Pesë vajzat e kësaj familjeje kanë pengesa në zhvillim. Kjo familje tregon se nuk marrin asnjë ndihmë sociale dhe se jetojnë vetëm falë njerëzve të vullnetit të mirë. Shtëpia e tyre është afër minierës së Kishnicës. Për çdo ditë rreth saj mund ta shihni Bedri Dibranin, 53 vjeçar, babain e pesë vajzave.

Ai, kur e vizituam ne, sapo kishte mbaruar adetin e ditës. Ka blerë të ashtuquajturën ‘bukën bajate’. Por derisa të sigurojë këtë, atij i duhet të bëjë një rrotull nëpër fshatin Kishnicë, derisa të gjejë gjahun e tij. Presin 6 frymë në shtëpi. Dibrani i hedh shpesh një sy bukës nën sqetullën e një njeriu me këmbë të ënjtura nga kilometrat që bën e që me mish e me shpirt mundohet t’i dalë në krahë 5 vajzave të tij dhe bashkëshortes që gjenden në shtëpi.

Të jetosh nën shoqërinë e minjve dhe me erën e mykut është vetë ferri, shprehet bashkëshortja e Dibranit. Ajo me zemër të ngrirë filloi të tregojë lidhur me jetën të cilën ajo dhe familja e saj e bënte. “Të ngujohesh, të vdesësh dhe të humbasësh jetën, të verbohesh apo të mos kesh mundësi për të bërë një jetë më të mirë” janë mendimet të cilat po e shkatërrojnë jetën e familjes Dibrani. Të bësh një natë të qet e pa zhurmën e minjve është dëshira më e madhe e kësaj familje.

Pesë vajzat kanë problem me zhvillim

Përpos kushteve të rënda sociale, Dashuria, gruaja e kësaj shtëpie, ballafaqohet edhe me përkujdesjen e pesë vajzave të cilat kanë pengesa në zhvillim dhe janë nën ndikimin e qetësuesve. Fitorja, vajza më e madhe e cila ka kryer klasën e nëntë. Ajo ka sy ngjyrë qielli. Ata sy sikur tregojnë dëshirën e saj të madhe që të jetojë një jetë më të mirë. Fitorja edhe pse kishte vështirësi në të folur na tregoi për ëndrrat e saj. Tha që dëshiron të bëhet doktoreshë dhe t’u dalë në ndihmë të gjithë fëmijëve si puna e saj.

“Hmmm.. isha ba doktoreshë e i kisha ndihmu shoqeve të mia”, tregonte ëndrrat e saj. Por ëndrra më e madhe e Fitores është ndërtimi i një shtëpie, që ajo ta ketë një shtrat të sajin të cilin nuk do ta ndante edhe me dy motrat e tjera. “Jom lodh tu flejt në sunxher, edhe dy motrat qe flenë me mu po narthin. Me ni jorgan flemë të triat”, rrëfente Fitorja. Mendim sikur të Fitores kishte edhe nëna e saj Dashuria. Ajo me lot në sy filloi të tregojë për vështirësitë me të cilat ballafaqohet kjo familje.

UBT

“Veç ni ven me ja ba ktyne fëmijëve sen ma shumë nuk du. Kur ti qoj met.. mem gjet diçka mu e burrin ku kanë me nejt kto vajza. As meu pastru vetë kto nuk munen”, tregonte ajo. Ajo jeton me frikën se çdo ditë mund të vijnë pronarët e shtëpisë e cila është e minierës së Kishnicës dhe t’i largojnë nga aty. “Me na qit prej ktuhit s’kem ku shkojmë. Veç me i marrë fmitë e burrin e me shku me u myt naj kah”, thoshte me lot në sy 47 vjeçarja nga fshati Kishnicë.

Të jetosh në izolim dhe me frikën e panikun ndaj vdekjes, të përjetosh ankth dhe të mos gjendet dikush pranë për të dhënë një ndihmë, të hash ushqimin dhe të ndjesh neveri ndaj tij, të heqësh të zitë e ullirit dhe të jetosh e dërrmuar dhe e brengosur gjithë jetën, janë brengat më të mëdha të një nëne e cila qysh në moshë të re është sprovuar me sëmundjen e pesë vajzave dhe me kushtet e rënda sociale. “S’e kam zgjedhur unë këtë lloj jete, më ka rënë hise. Kërkush s’më ka faj. Po veç po du m’i pa mirë qito qika. M’i pa tu flejtë rahat pa qita pacova që po i futen natën nën jorgan”, tregon për vuajtjet zonja e kësaj shtëpie.

Tre muaj me vajzën qëndron në QKUK

Vajza e tretë e familjes Dibrani, Fjolla, ka qenë e sëmurë nga infeksioni në stomak. Ajo nën shoqërinë e Dashurisë ka qëndruar plot tre muaj në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, duke lënë nën përkujdesje të babait të katër vajzat e tjera të saja.

“Vajza ka qenë e sëmurë prej zorrës qorre, ka marrë infeksion. Plot muj osht dasht me nejt me to në spital. Zemra me majke për këto çikat e tjera”, ka thënë ndër tjerash nëna e pesë vajzave nga fshati Kishnicë. Dashuria thoshte se më mirë me qëndrua në spital sesa në shtëpi të rrethuar nga myku e papastërtia. “A mirë me nejt me pacova a? As gjumin rahat s’po munem me e ba”, rrëfen me lot në sy 47 vjeçarja.

E i zoti i kësaj shtëpie Bedriu, nuk është i aftë për punë. Ai shpreson vetëm në ndihmën e shtetit dhe të njerëzve. Ndërsa familjen Dibrani nga Kishnica edhe një mëngjes tjetër i zymtë e gjen nën rrënojat e asaj shtëpie të vjetruar. Kjo familje shpreson në ndihmën e bamirësve dhe lutjet e nënës së këtyre pesë vajzave janë që një ditë të vi dikush e t’i thotë ‘urdhëro çelësat e shtëpisë së re’.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.