RCCOLA

Jep dorëheqje nga PDK edhe nënkryetari i lagjes “Zabel”

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Halit Haliti, nënkryetar i nëndegës XXII-të, të PDK-së Lagjja “Zabel” ka dhënë dorëheqje të parevokueshme.

Haliti në një letër që i ka dërguar rajonipress ka thënë se këtë vendim e ka marrë në shenjë pakënaqësie me zhvillimet e fundit rreth procesit të fundit zgjedhor të Degës e posaçërisht gjendja e krijuar pas humbjes në zgjedhjet lokale.

Fundamenti

“Nuk pajtohemi as me ndryshimet e fundit në Degë, pasi kështu thellohet edhe më tej kriza. Unë si strukturë e kësaj nëndege së bashku me të tjerët nga sot nuk jemi më pjesë e PDK-së”ka thënë Haliti./rajonipress/