Jep dorëheqje drejtoresha e prokurimit
Gjilan – Hatixhe Daku ish drejtoreshë e zyrës së prokurimit në letrën e saj të dorëheqjes ka thënë se gjatë kësaj periudhe ka pasur disa raste të ndërhyrjeve dhe presionit mediatik, të cilat e kanë shtyrë deri në hapjen e procedurave hetimore. Dyshimet mbi efektivitetin e realizimit të procedurave nga ana ime dhe akuzat e adresuara në ermin tim, kanë bërë që të thyhet vullneti im për të vazhduar më tutje në zbatimin e detyrave me përgjegjësi për zyrën e prokurimit ka thënë Daku.
Hatixhe Daku e cila ka kryer pozitën e drejtoreshës së zyrës së prokurimit ka ofruar dorëheqje me shkrim të cilën më 23 nëntor 2012 ia ka dërguar kryetarit të komunës Qemajl Mustafa.
Në tekstin e dorëheqjes të cilën e ka siguruar rajonipress thuhet se :” I nderuar kryetar Mustafa, ju shkruaj për të ju njoftuar me vendimin tim për dorëheqje nga pozita e drejtoreshës në zyrën e prokurimit. Detyrat të cilat më janë kërkuar deri më tani i kam përmbushur me përgjegjësi të plotë dhe krahas kësaj me vullnet dhe dëshirë për të finalizuar me sukses proceset e punës” thuhet në tekstin e dorëheqjes.
Tutje Daku ka shpjeguar arsyet e dorëheqjes.”Gjatë kësaj periudhe ka pasur disa raste të ndërhyrjeve dhe presionit mediatik, të cilat kanë shtyrë deri në hapjen e procedurave hetimore. Dyshimet mbi efektivitetin e realizimit të procedurave nga ana ime dhe akuzat e adresuara në emrin tim, kanë bërë që të thyhet vullneti im për të vazhduar më tutje në zbatimin e detyrave me përgjegjësi për zyrën e prokurimit “ka thënë Daku.
“Lakimi i emri tim në mënyrë të papërgjegjshme dhe jo profesionale nga individë të caktuar e bënë të pakthyeshëm vendimin për të mos vazhduar më në pozitën e drejtoreshës së prokurimit. Duke ju falënderuar për besimin tuaj ndaj detyrave dhe përgjegjësive të mia, dhe përkrahjes së vazhdueshme në realizimin e proceseve , në vazhdimësi pres nga ju risistemimin tim në pozitë të re pune” ka shkruar Daku.
Ndërkohë komuna ka shpallur konkurs intern për pozitën e drejtorit të prokurimit./rajonipress/