Hidromorava

Jep dorëheqje Bujar Bukoshi e Astrit Haraqija

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Qeveria e Kosovës, përmes një komunikate për media, ka njoftuar zyrtarisht dorëheqjen e dy anëtarëve të Kabinetit Thaçi, Bujar Bukoshit dhe Astrit Haraqisë.

“Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka pranuar sot zyrtarisht kërkesën për lirimin nga detyra të Zëvendëskryeministrit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Bujar Bukoshi dhe lirimin nga detyra të Zëvendësministrit të Ministrisë së Financave, Astrit Haraqija deri në përfundimin e procesit gjyqësor”, thuhet në komunikatë.

“Zëvendëskryeministri Bukoshi dhe Zëvendësministri Haraqija këtë akt e kanë bërë për hir të respektimit të procedurave ligjore, që po zhvillohen ndaj tyre dhe me qëllim të krijimit të hapësirës për organet e drejtësisë për të kryer misionin e tyre”, vazhdon komunikata.

Z.Bukoshi dhe z.Haraqija theksojnë se do të bashkëpunojnë me organet e drejtësisë, të bindur në pafajësinë e tyre.

“Po ashtu, ata potencojnë se si përfaqësues të Listës Ibrahim Rugova, do të mbesin partnerë koalicioni në Qeverinë e Republikës së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi ka treguar mirëkuptim ndaj këtij akti moral dhe juridik të dy zyrtareve. Duke e falënderuar z.Bukoshi dhe z.Haraqija për punën e tyre në Qeveri, kryeministri Thaçi nga sot i liron ata nga detyrat që i kanë ushtruar deri më tani.

Mobi Casa

Kryeministri Thaçi thekson se partneriteti me Listën Ibrahim Rugova do të vazhdojë si në planin qeverisës, po ashtu edhe në atë politik”, përfundon komunikata e Qeverisë.

16:41 Zëvendëskryeministri Bujar Bukoshi dhe Zëvendësministri i Financave, Astrit Haraqija, që të dytë pjesë e Listës Ibrahim Rugova, kanë dhënë dorëheqje nga postet e larta qeveritare që mbanin.

Burime të Express thonë se dorëheqja e tyre është aprovuar nga Kryeministri Hashim Thaçi.

Pas pak, Qeveria njofton edhe zyrtarisht këto dy dorëheqje, që vijnë si pasojë e problemeve me drejtësinë që kanë Bukoshi dhe Haraqija.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.