Jehona Sopi gjithmonë unike

Është ndër të paktat këngëtare që deri më tani mundohet që gjithçka të mbaj fshehur dhe të shfaqet në media me limit.E martuar dhe nënë e një vajze, Jehona së fundi u shfaq tek festivali “Kënga Magjike” ku kënga e saj u pëlqye shumë.
Edhe pse nuk realizon shpesh projekte muzikore, sa herë që ajo shfaqet duket në formë dhe këngët shndërrohen në hite.
Ajo që gjithnjë bie në sy është look-u dhe stili i saj që gjithmonë është unik dhe shumë ndryshe nga të tjerët, madje edhe fotosesionet që realizon duken shumë me klasë.