UBT

Jehona Hyseni në krye të grave të Gjilanit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Grupi i Grave të Komunës së Gjilanit ka ndërruar kryesinë e Grupit, derisa kryesuese e re është zgjedhur Jehona Hyseni dhe zëvendëskryesuese Mimoza Shkodra.

Shpresa Kurteshi ish/kryesuese e Grupit, ka falënderuar, anëtaret për përkrahje të vazhdueshme ndaj kryesisë së më hershme, për kontributin që kanë dhënë për çështjen e gruas në Gjilan, gjithashtu ka thirrur gratë që të vazhdojnë të jenë aktive në realizimin e objektivave të grupit.

Kurteshi edhe me tej ka premtuar përkrahje dhe mbështetje të pa rezervë për kryesinë e re dhe grupin.

Ndërkaq Jehona Hyseni tha për rajonipress se ka pranuar të marrë këtë detyrë me të vetmin qëllim që të përmirësojë pozitën e gruas në Gjilan dhe në përgjithësi në proceset vendimmarrëse.

Hyseni tha se pozita e gruas ka ende nevojë të fuqizohet dhe përmirësohet, por asaj i duhet një përkrahje dhe mbështetje edhe më e madhe nga shoqëria dhe institucionet.

UBT

Ndërkaq po në të njëjtin takim të grave është diskutuar për organizimin e një tryeze të përbashkët me Gratë Deputete të Parlamentit të Kosovës në bashkëpunim me NDI, që ka të bëjë me themelimin e “Zyrës për fuqizimin e Gruas” në Gjilan.

Hyseni tha se ky projekt është përpiluar nga Gratë këshilltare në bashkëpunim me zyrën e projekteve, Drejtorinë për Zhvillim Ekonomik, për të cilin me datën 19.09.2012 do të organizohet një debat ku te pranishëm do të jenë përfaqësuesit e institucioneve komunale, përfaqësuesit e partive politike, OJQ-te qeveritare, joqeveritare dhe Organizatat ndërkombëtare, mediet.

Jehona Hyseni tha se në këtë debat do të prezantohet projekti, ku nga të pranishmit pritet të nxirren rekomandime për ta plotësuar edhe më tej.

Ky projekt me pas do t’i adresohet Grupit të Grave Deputete të Parlamentit të Kosovës, të cilat do të lobojne për ta futur në shqyrtimin e buxhetit të Qeverisë së Kosovës për vitin 2013. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.