Mobi Casa

Javë me diell, në vikend rikthehet i nxehti afrikan

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur së kjo javë premton mot kryesisht të qetë dhe me shumë orë me diell.

Vranësirat do të shfaqen më shumë në relievet malore, ku atje nuk përjashtohet mundësia për ndonjë rigë të izoluar.

Sa i përket temperaturave deri ditën e premte, nuk do të jenë të larta, por gjithnjë duke respektuar mesataret e muajit korrik. Nga fundjava parashihen serish valë e të nxehtit Afrikan.

United Hospital

Temperaturat minimale gjatë kësaj periudhe pesëditëshe do të lëvizin ndërmjet 8-12 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-29 gradë Celsius.

Era do të vazhdoj ta mbaj drejtimin e veriut dhe verilindjes , e lehtë dhe mesatare. Indeksi UV do të mbetet në vlerat e rrezikut, prandaj këshillat e IKSHP dhe të IHMK mbeten në fuqi.

Reshjet e fundit që u regjistruan pothuaj në gjithë territorin e Kosovës, në jugugperëndim dhe juglindje më shumë , e në pjesët tjera më pak, kanë ndikuar shumë pozitivisht në përmirësimin e kushteve biometeorologjike, agrometeorologjke si dhe kanë zbutur situatën me ujë për pije në liqenet tona akumuluese. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.