Javë e zbehtë për shqiptarët në Bundesligë

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Futbollistët shqiptarë kanë njohur vetëm humbje në javën e 13-të të Bundesligës gjermane, që u zhvillua në fundjavë.

Valon Behrami ka luajtur 90 minuta për Hamburgun që pësoi 3:1 nga Augsburgu, të shtunën. “Ne lojtarët liderë duhet të marrim më tepër përgjegjësi. Nëse besojmë se me 12 pikë kemi arritur diçka, atëherë jemi shumë gabim. Nuk kemi arritur asgjë.

Neve na mungojnë mentaliteti, personaliteti dhe karakteri. Këto gjëra nuk mund t’i blesh – ose i ke ose nuk i ke”, ka thënë Behrami. Mërgim Mavraj luajti 90 minuta për Koelnin që pësoi 5:1 nga Bayer Leverkuseni. Admir Mehmedi luajti deri në minutën e 84-t për Freiburgun që në shtëpi pësoi 4:1 nga Stuttgarti. Alban Meha luajti prej minutës së 73-të për Paderbornin që humbi 4:0 nga Werder Bremeni.

Uji Dea

Xherdan Shaqiri përcolli nga stoli fitoren 1:0 të Bayernit ndaj Herthas. Granit Xhaka i mungoi Borussia Moenchengladbachut që pësoi 1:0 nga Wolfsburgu. Xhaka ishte i suspenduar për shkak të kartonëve. Ai vlerësohet ndër lojtarët kryesorë të skuadrës.

© KOHA.net