GRANDEMALL

Java vendimtare për demarkacionin

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, i ka marrë seriozisht mesazhet e ndihmëssekretares së Shtetit për Çështje të Evropës dhe Euroazisë, Victoria Nuland, që para pushimeve të verës të kryhet çështja e demarkacionit. Kjo, pasi Qeveria në mbledhjen e parë të kësaj jave do ta procedojë për në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Ndihmëssekretarja e Shtetit, Victoria Nuland, duket se i ka dhënë zor të madh Qeverisë që të përfundojnë çështjen e demarkacionit. Ajo dha mesazhe të qarta për Kosovën, duke i bërë me dije pasojat me të cilat mund të ballafaqohet vendi nëse vazhdohet me këtë qasje të politikës.

LEXO EDHE: Serbët që nuk kanë vend në “Luginën e Diellit”

FIDANISHTJA

Deklaratat e Nuland-it kanë bërë që kjo javë të jetë vendimtare rreth përfundimit të çështjes së demarkacionit mes Kosovës dhe Malit të Zi. Qeveria e Kosovës, pritet që në mbledhjen e parë që do ta mbajë këtë javë ta procedojë për në Kuvend Projektligjin për ratifikimin e Marrëveshjes për kufirin shtetëror ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

Ky hap i ekzekutivit vjen vetëm pak ditë pas vizitës së Nuland-it në Kosovë gjatë një turi në Ballkanin Perëndimor, e cila dha mesazhe të qarta që para pushimeve të verës duhet të përfundohet ky proces./zeri/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.