Hidromorava

“Java e rinisë 2012”, me shumë ngjarje e aktivitete

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Aktiviteti i javës së rinisë nisë të mërkurën me hapjen e ekspozitës tradicionale për artistët e rinj, dhe përfundon me një vizitë në Kalanë e Pograxhës.

I titulluar “Java e Rinisë 2012” , drejtoria për kulturë, rini e sporte ka paraparë aktivitete të ndryshme kushtuar të rinjve, artistëve dhe sferës së trashëgimisë kulturore.

Veton Nevzadi, drejtor i Drejtorisë për Rini, Kulturë e Sport (DRKS), tha se aktivitetet fillojnë të mërkurën ku pritet të hapet një ekspozitë tradicionale për artistët e rinj i titulluar “Salloni vjeshtor 2012”, ku do të prezantohen edhe punime nga artist ndërkombëtarë.

Në ditën e dytë të kësaj ngjarje rinore është paraparë edhe karnavali me maskenball ku do të ketë performansë nga fëmijët dhe të rinjtë, pastaj pikturim në hapësira publike nga piktorët e rijnë të organizatës ”GILAN”.

Mobi Casa

Nevzadi tha se do të ketë edhe një vizitë në Kalanë e Pogragjës dhe prezantim nga Qendra Rajonale për Trashëgimi Kulturore (QRTK), dhe një diskutim në ambient të hapur nga grupmoshat e ndryshme rinore.

Një zhvillim tjetër që është paraparë në agjendën e javës së rinisë është edhe prezantimi i hulumtimit profesional të nevojave të rinisë në Gjilan, dokumentarëve të përgatitur nga të rinjtë në aktivitetet e tyre me organizata rinore.

Nevzadi tha se të gjitha këto aktivitete dhe kjo agjendë e ngjeshur dëshmon se jemi të interesuar që rininë ta orientojmë në ngjarje me interes nga kultura, historia dhe pse jo komunikimi ndërkulturor.

Kurse Bujar Haziri zyrtar për rini tha se këtë herë të rinjtë kanë shumë aktivitete argëtuese dhe njohëse për trashëgimin e Gjilanit. “Kemi menduar aktivitete sportive, zhvillime nga arti dhe një takim të karakterit shkencoro-hulumtues, i cili ka për qëllim të shot të arriturat dhe interesimin e të rinjve” tha Haziri./rajonipress/