UBT

Java e parë e vitit 2019, mot i ftohtë dhe reshje bore

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Ditën e fundit të vitit 2018 një front i ftohtë me masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit, do të depërtojë mbi rajon, ku do të favorizoj mot të ftohtë, kohëpaskohe me reshje të dobëta bore, që vende-vende mund të vazhdojnë edhe mëngjesin e ditës së martë.

Nga mesi i javës një vorbull ciklonike me masa të ftohta ajrore arktike do të shtrihet mbi rajon dhe një pjesë të madhe të kontinentit europian, që do të sjellë acar, ditë të akullta e kohëpaskohe me reshje të dobëta bore.

Në ditët e e para të javës së ndërrimit të motmoteve parashihet që vlerat e indeksit të mbesin të larta, të pashëndetshme, megjithëse me qarkullim të mjaftueshëm ajror do të zbresin edhe në vlera normale dhe të mira.

31.12 – Mot më i ftohtë, kryesisht i vranët. Kohëpaskohe priten reshje të dobëta bore, që gjatë ditës vende-vende mund të përzien edhe me shi. Deri në mbrëmje reshjet pritet të pushojnë në pjesën më të madhe të vendit.

1.01.2019 – Mot i ftohtë, kryesisht i vranët. Në mbrëmje priten kthjellime.

Fundamenti

2.01 – Mot kryesisht me vranësira dhe intervale me diell. Në mëngjes ngrica. Pasdite vonë dhe në mbrëmje reshje të dobëta bore.

3.01-4.01 – Të enjten mot i ftohtë, kryesisht i vranët, kohëpaskohe me reshje të dobëta bore. Ditën e premte mot shumë i ftohtë, kryesisht i vranët, me mundësi për reshje lokale bore.

Temperaturat gradualisht do të pësojnë rënie të ndjeshme nën vlera mesatare. Minimalet do të zbresin nga -1C deri në -7C, e që ditëve të para të javës do të luhaten nga 1C deri në 4C, të enjten do të zbresin në -3C.

Era do të fryj e lehtë dhe mesatarisht e fuqishme 1-10m/s.

Shtypja atmosferike me gjithë luhatjeve, do të mbetet e lartë mbi vlera normale.