Mobi Casa

Java e Demarkacionit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kjo javë pritet të jetë vendimtare për çështjen e demarkacionit me Malin e Zi. Kryesia e Kuvendit sot e ka në rend dite këtë marrëveshje, përderisa nesër kryeministrat e Kosovës dhe të Malit të Zi do t’i diskutojnë modalitetet e mundshme që Demarkacioni të kalojë në Kuvend, shkruan sot Gazeta “Zëri”.

Këtë javë pritet që përfundimisht të bëhet e ditur se çfarë do të ndodhë me Marrëveshjen e Demarkacionit me Malin e Zi: nëse do të votohet (e të rinegociohet më pas), të rrëzohet në Kuvend apo të vazhdojë të mbetet pezull.

Fati i kësaj marrëveshjeje (e nënshkruar para më shumë se dy vjetësh) pritet të përcaktohet së shpejti. Kryesia e Kuvendit do ta mbajë mbledhjen e radhës sot, me ç’rast do ta shqyrtojë edhe këtë marrëveshje.

Ndërkaq, gjatë ditës së nesërme pritet të vijë për vizitë në Kosovë kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq, shkruan tutje “Zëri”.

FITORJA

Por, meqë dy kryeministrat qëndrimet e kundërta të tyre karshi kësaj marrëveshjeje i ripërsëritën edhe para dy ditësh, gjasat që të gjendet një zgjidhje e përbashkët po shkojnë duke u venitur. Përfaqësuesit e AAK-së kanë deklaruar sërish se ky subjekt nuk do ta mbështesë versionin aktual të Demarkacionit.

E pos dallimeve mes palës kosovare e asaj të Malit të Zi, kundërshti në qëndrime ka edhe brenda vetë Qeverisë.

Përderisa kryeministri Haradinaj po vazhdon të shprehet kundër variantit të tanishëm të Marrëveshjes, zëvendëskryeministri Fatmir Limaj tashmë ka nisur së angazhuari për një zgjidhje të re, e cila sipas analistëve politikë ka pasur mundësi të dalë frytdhënëse.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.