Fundamenti

Java e Bardhë e Gjilanit, Forumi i Gruas i LDK-së organizoi “Sofrën Dardane”

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Gjilan – Kryetarja e Forumit të Gruas në Gjilan, njëkohësisht edhe deputetja e Kuvendit të Republikës së Kosovës, znj.Valentina Bunjaku- Rexhepi, së bashku me kryesinë e Forumit të Gruas në Gjilan, organizuan “Sofrën Dardane”.

Në adresimin e saj për këtë aktivitet, znj.Bunjaku- Rexhepi falënderoi gratë gjilanase për kontributin e dhënë tash e 32 vite në Lidhjen Demokratike të Kosovës, duke theksuar se ato ishin dhe janë promotore të fitoreve të njëpasnjëshme të LDK-së si në nivel lokal ashtu edhe në nivel qendror.

Ajo gjithashtu theksoi se janë shpallur zgjedhjet e Forumit të Gruas në Gjilan dhe në gjithë degët tjera në vend, duke potencuar gjithashtu se Forumi i Gruas në Gjilan është ndër forumet më të suksesshme në nivel vendi.

“Do mundohemi të nxjerrim një strukturë edhe më të suksesshme në nëndegët tona sikurse edhe në degë”- tha Bunjaku-Rexhepi para grave të pranishme në këtë aktivitet.

Mobi Casa

Në emër të kryetarit Haziri, të anëtarëve të Kuvendit Komunal, të Kryesisë së Degës dhe gjithë strukturave të LDK-së në Gjilan, këtë aktivitet e përshëndeti z.Avdyl Aliu.

Aliu falënderoi gratë për kontributin e dhënë si në ditët e para të LDK-së e deri në ditët e sotme, duke theksuar rolin e gruas në kohët e rënda të kombit shqiptar.

“Sa është një shoqëri e zhvilluar, një shtet i zhvilluar, një familje dhe një parti e zhvilluar, varet se sa dëgjohet dhe vlerësohet zëri i gruas aty”- tha Aliu, duke shprehur mirënjohjen e thellë për kontributin e grave gjilanase.

Sot është dita e dytë e Javës së Bardhë në 32 vjetorin e themelimit të LDK-së në Gjilan. Aktivitetet e kësaj jave do zgjasin deri më 11 mars./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.