Uji Dea

Jasir Asani po shkëlqen në Ligën e Kampionëve të Azisë, lë pas me gola emra si Ronaldo e Joselu

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Zëvendësuesi Jasir Asani shënoi me prekjen e parë, duke i siguruar fitoren me rezultat 1-0 skuadrës Gwangju ndaj Shanghai Shenhua.

Asani është golashënuesi më i mirë në Championsin aziatik me shtatë gola në pesë ndeshje, duke lënë pas edhe një emër si Cristiano Ronaldo, ndërsa prapa është edhe spanjolli Joselu.

Ai shënoi në minutën e 58-të, një minutë pas hyrjes në lojë me një goditje të bukur nga brenda zonës.

“I thashë trajnerit se nëse hyj, do të shënoj me prekjen e parë, pasi e kam ndjenjën që mund të kem shans për të realizuar. Më duhet të shënoj më shumë për ta ndihmuar ekipin të fitojë tri pikët”, ka thënë Asani pas ndeshjes, shkruan “Reuters”.

Mobi Casa

Fitorja e mbajti Gwangju në vendin e dytë me 12 pikë, ndërsa Vissel Kobe kryeson me 13 pikë.

Në grupin e lindjes janë skuadra nga Japonia, Koreja e Jugut, Kina, Tajlanda, Australia dhe Malajzia.

Grupi i perëndimit përfshin skuadra nga Arabia Saudite, Katari, Emiratet e Bashkuara Arabe, Irani, Uzbekistani dhe Iraku.

Asani më parë shënoi het-trik ndaj Yokohama dhe ka kontribuar në fitoret ndaj Kawasaki Frontale dhe Johor Darul Ta’zim. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.