RCCOLA

Amir Rrahmani, ‘mbret’ për lojën në ajër – lë pas emra të njohur të futbollit

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Sipas statistikave të CIES, Amir Rrahmani është mbrojtësi më i mirë në botë sa i përket lojës në ajër.

Statistikat janë llogaritur nga 66 ligat më të mira në botë, ku kapiteni i Kosovës ka dal i pari në renditje.

Ai ka 98.9 për qind të dueleve të fituara në ajër, duke lënë pas Virgil Van Dijk në vendin e dytë me 96.3 për qind.

Ousmane Diomande ka 94.2 për qind në vendin e tretë, ndërsa në vendin e katërt është Willian Pacho i PSG-së me 93.4.

Fundamenti

Lucas Merolla i Mazatlan të Meksikës është në vendin e pestë me 92.1.

Rrahmani prej ardhjes së Antonio Conte, po zhvillon një sezon mjaftë të mirë, duke u kthyer në lider të mbrojtjes te Napoli.

Ai pas disa ditësh pritet të jetë në Prishtinë për të udhëhequr Kosovën për ndeshjet me Lituaninë dhe Qipron./Telegrafi/