Jasir Asani i rikthen eurogolat, shënon dy me Gwangjun në Koren e Jugut

Skuadra e Gwangju shënoi fitore 2:1 në raundin e tretë të elitës së futbollit në Korenë e Jugut.
Dy golat për ekipin e Gwangju-s i shënoi sulmuesi i krahut të Shqipërisë, Jasir Asani, shkruan Indeksonline
Asani shënoi një eurogol në stilin e tij.
Golin e parë e realizoi në minutën e 57’të dhe më pas në minutën e 89’të.
Asani në tri ndeshjet e para këtë sezon ka shënuar tri gola dhe po e kryeson tabelën e golashënuesve./Indeksonline/