RCCOLA

Jashari pas takimit me Kurtin: Nuk kishte gatishmëri për reflektim, do ta kundërshtojmë fuqishëm projektligjin deri në realizimin e së drejtës tonë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Shoqatës së Familjarëve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari bashkë me ushtruesin e detyrës së kryetarit të OVL-UÇK-së, Faton Klinaku, pas takimit me kryeministrin e vendit, Albin Kurti tha se nuk kanë arritur marrëveshje për përfshirjen e veteranëve në Projektligjin për Pagën Minimale.

Jashari tha se kërkuan në takim që të kthehet ligji bazë i veteranit ku përcaktohen beneficionet e tyre.

Ai tutje shtoi se nuk ishte gatishmëri që të reflektojnë dhe se do ta kundërshtojnë fuqishëm Projektligjin për Pagën Minimale, deri në realizimin e së drejtës së tyre.

Mobi Casa

“I bëmë kërkesë që nga një ligj që nuk është i zbatueshëm, në radhë të parë duhet të bëhet një kategorizim me ligjin e ri dhe e obligon qeverinë që të zbatoj Ligjin për Pagën Minimale në ligjin bazik deri të bëhet kategorizimi i veteranëve të luftës të UÇK-së. I treguam ministrit që ke bërë shkelje ligjore dhe kërkesa jonë është që të kthehet në ligjin bazik, dhe kalkulimi i benefitit të veteranit të llogaritet në bazë të pensionit. U pa se nuk ishte gatishmëri që të reflektojnë dhe ne jemi këtu dhe do ta kundërshtojmë fuqishëm deri në realizimin e së drejtës”, ka thënë Jashari.

Ai më tej shtoi se do të presin propozimin me shkrim të kryeministrit Kurti dhe ministrit të Financave, Hekuran Murati.

“E presim dhe përgjigjen me shkrim dhe propozimin që do bëjnë kryeministri dhe ministri i Financave. Ishim aty për t’ju thënë se kanë bërë shkelje ligjore. Kemi biseduar se nuk është detyrë e ministrit dhe kryeministrit lista e veteranëve. Unë që jam pjesë e këtij procesi ju thash që shkalla e parë ka vendos pro komisionit se nuk është gjetur shkelje, por presim dhe me ri-gjykim”, tha ai.