Hidromorava

Jashari: Komuna e Vitisë me kohë e ka planifikuar buxhetin

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Me përkrahjen e Zyrës së OSBE-së në Viti të hënën është mbajtur një punëtori lidhur me procesin përgatitor për buxhetin e vitit 2014-2016 ku përveç përfaqësuesve Komunal kanë marrë pjesë përfaqësues të shoqërisë civile, këshilltarë komunal etj.

Islam Jashari, Drejtor për Ekonomi, Financa dhe Zhvillim duke folur rreth përgatitjeve që i ka bërë komuna e Vitisë në hartimin e buxhetit komunal për vitin në vijim theksoi se gjatë këtij viti kjo komunë ka mbajtur 10 diskutime publike për planifikimin e buxhetit nëpër fshatra ndërsa një diskutim publik është mbajtur me gratë e Vitisë.

Sipas tij falë këtyre diskutimeve komuna ka marrë parasysh nevojat e banorëve duke i përcaktuar bashkërisht listën për investime kapitale.“Ne për të ardhur deri të draft buxheti komunal 2014-2016 kemi mbajtur këto diskutime publike dhe përmes tyre kemi marrë për bazë kërkesat e tyre se cili investim është më i duhur” u shpreh Jashari.

ARKATANA

Ai tha se ka prezantuar edhe listën për investime kapitale e cila ka ardhur si rezultat i diskutimeve publike. Gjatë këtij takimi Jashari ka prezantuar draft buxhetin komunal duke theksuar se për vitin në vijim buxheti komunal ka shënuar rritje dhe atë për shkak të regjistrimit të popullsisë.

Gjatë këtij takimi është theksuar se komuna e Vitisë është ndër komunat më të mira në planifikimin e buxhetit komunal konkretisht në mbajtjen e diskutimeve publike ku gjatë vitit 2013 ka mbajtur 11 diskutime publike me gjithsej 235 pjesëmarrës.

Në këtë takim përpos pjesëmarrjes së përfaqësuesve komunal të pranishëm ishin edhe përfaqësues të Organizatave Jo Qeveritare Elita dhe Legjenda, përfaqësues të Grupit të Grave si dhe këshilltarë komunal të cilët kanë paraqitur nevojat dhe kërkesat lidhur me këtë draft buxhet./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.