Uji Dea

Jashari kërkon mbrojtje të vlerave të UÇK-së

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kryetari i Shoqatës së Familjeve të Dëshmorëve të UÇK-së, Xhavit Jashari, ka thënë se organizatat e dala nga lufta do të protestojnë më 17 qershor kundër padrejtësive që po u bëhen luftëtarëve të UÇK-së.

Në një intervistë për “Epokën e re”, ai ka thënë se nëpërmjet protestës së radhës do t’u bëjnë thirrje deputetëve ta miratojnë ligjin për vlerat e luftës sa më shpejt.

Uji Dea

Gjithashtu, ai ka thënë se organizatat e luftës do të kërkojnë nga deputetët të mos e votojnë themelimin e Gjykatës Speciale, e cila suprimon sovranitetin e shtetit dhe rrënon autoritetin e drejtësisë vendore. Jashari u ka bërë thirrje institucioneve të vendit t’i mbrojnë vlerat e UÇK-së.

Ai ka thënë se akuzat ndaj UÇK-së fajtor janë edhe disa qarqe të caktuara vendore.