Uji Dea

Januzi premton gola të tjerë

/ 1 minutë lexim
RCCOLA

Sulmuesi kosovar që luan në kampionatin ukrainas te Vorskla Potlava, Ahmed Januzi është shprehur shumë i kënaqur me fillimin e sezonit të ri.

Në xhiron e parë, Vorskla shënoi fitore si mysafire te Karpaty 2:0, ndërsa sulmuesi vushtrrias shënoi golin e dytë.

Uji Dea

“Puna që kemi bërë në fazën përgatitore solli edhe frytet e saj. Ne arritëm të shënojmë fitore në udhëtim dhe kjo është e rëndësishme për ne. Shpresojmë që të vazhdojmë këtë formë të mirë edhe në javët e ardhshme. Sa i përket golit të shënuar, ky është i pari, por të tjerët do të vijnë me radhë, pasi jam në formë shumë të mirë”, tha Januzi.