United Hospital

Januzajn e do edhe Juventusi

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Juventusi i është shtuar garës për talentin e Manchester Unitedit, Adnan Januzaj. Futbollisti kosovar nuk po gjen hapësira në ekipin e Louis van Gaalit, prandaj mund të largohet gjatë janarit.

Ditë më parë thuhej se për 19-vjeçarin, interesim ka shprehur Interi. Mirëpo, të shtunën, mediat italiane shkruanin se “Nerazzurri” e kanë një konkurrent të fortë, pasi për përfaqësuesin belg, interesim ka shprehur edhe Juventusi.

Uji Dea

Madje, trajneri Massimiliano Allegri mendon se Januzaj do të luante për mrekulli përkrah sulmuesve Tevez e Llorente. Gjithashtu, për istogasin interesim ka shprehur edhe Real Sociedadi. Januzaj pritet të huazohet në janar.