Januzaj zëvendëson De Bruynen te Wolfsburgu
Në rast se Kevin De Bruyne do të largohet, drejtuesit e Wolfsburgut mendojnë ta zëvendësojnë me një tjetër belg.
Sipas mediave gjermane, nënkampionët e Gjermanisë pretendojnë të marrin Adnan Januzajn në rast se blegu do të transferohet te Manchester United apo City.
Përveç repartit të avancuar, Wolfsburgu po hedh sytë nga tregu i transferimeve për të forcuar edhe mbrojtjen.
Sipas “Sport Bild”, Dante u ka kërkuar drejtuesve të Bayern Munichut që ta lënë të largohet.
Mësohet se mes lojtarit dhe Wolfsburgut (drejtorit sportiv dhe trajnerit) ka pasur një takim, rezultatet e të cilit duket se kanë qenë pozitive. Për momentin, Bajerni po vonon të vendosë, pasi është në “krizë” mbrojtësish.


