Fundamenti

Januzaj, ylli i ri i Manchesterit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Adnan Januzaj konsiderohet si njëri prej tre yjeve të ardhshëm të Manchester Unitedit. Së bashku me Wilfried Zaha dhe Jesse Lingard, mesfushori kosovar shihet si perspektivë e klubit nga Old Traffordi.

Ish trajneri i tij, Warren Joyse, që e udhëheq ekipin U-21, e ka lavdëruar 18 vjeçarin, për të cilin është habitur se si ka përparuar në fazën përgatitore të Unitedit, që e zhvilloi në Azi dhe Australi.

“Januzaj ka ndryshuar. Ai gjithmonë ka pasur talent të madh, mendjen e duhur, balancën dhe prekje të mirë të topit. Ai vetëm se është zhvilluar më shumë gjatë sezonit të fundit dhe po vazhdon kështu. Ai duhet ta mbajë kokën poshtë dhe të punojë fort dhe të shohë se sa larg mund të shkojë”, deklaroi Joyce.

Ndërkohë, uebfaqja zyrtare e ‘Djajve të Kuq’ ka folur në detaje për karakteristikat e Januzajt, i cili gjatë turneut aziatik zhvilloi 5 ndeshje, prej tyre 2 si startues dhe 3 si zëvendësues.

Cila është historia e Januzajt?

Eco Higjiena

Pasi e la Anderlechtin për Manchester, debutimi i tij me akademinë u shty dhe një lëndim ia mohoi progresin e tij. Sezonin e fundit, mesfushori kreativ e pati përparimin më të madh, duke u votuar si lojtari më i mirë i ekipit të rezervistëve dhe ishte në bankinë në ndeshjen e fundit të Sir Alex Fergusonit.

Çka e veçon atë?

Besimi i madh dhe shkathtësia natyrale. Pasi ta marrë topin, ai e ndërron anën dhe e sheh mirë lojën me sy. Përpos golit të parë me kokë të shënuar me ekipin e parë, pasimi i tij në drejtim të Wilfried Zahas në golin ndaj Cerezo Osakas ishte i një top lojtari.

Çka tash?

Shumëkush do të pajtohej se ai është ende i ri dhe i papjekur për Premierligë, por ai e impresionoi menaxherin David Moyes. Nëse vendosin ta huazojnë, të jemi të sigurt se ai do të kontribuojë dhe shkëlqejë në secilën skuadër që do të shkonte. Ai është i etur për të luajtur./express/