Uji Dea

Januzaj vishet kuqezi!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Adnan Januzaj ka vendosur të vishet kuqezi por… vetëm sa për të treguar shijen e tij për modën.Mesfushori shqiptar ka zgjedhur ngjyrat aq shumë të kërkuara nga tifozët shqiptarë, por jo në një fushë futbolli dhe jo për kombëtaren, por gjatë një shëtitje nëpër rrugët e Mancehsterit.

Gjatë një dalje të tij nëpër qytet, Januzaj ka zgjedhur pantallona të zeza dhe një xhemper po ashtu të zi të hedhur krahëve, të cilat ka i ka kombinuar me këpuca të kuqe dhe një kapelë po ashtu të kuqe. Lojtari fotografinë e ka publikuar në faqen e tij zyrtare në Facebook, mbase sa për të provokuar fansat shqiptarë.

Januzaj është futbollisti më i përfolur në Angli këtë javë, pasi në lojën e tij të parë të plotë për kampionin Manchester United ndihmoi skuadrën të fitojë, duke shënuar të dy golat e fitores.

Mobi Casa

Nëse do të mbartë ngjyrat kuqezi edhe për ndeshjet ndërkombëtare, ende nuk ka ndonjë konfirmim ose mohim nga ana e lojtarit.

Pavarësisht zgjedhjes së tij, 18-vjeçari tashmë është një figurë që prezanton talentin shqiptar në këtë sport dhe me të cilin krenohet të gjithë shqiptarët. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.