UBT

Januzaj paguhet më shumë se Messi e Ronaldo

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Agjenti i Adnan Januzaj, Dirk De Vriese ka treguar se klienti i tij paguhet më shumë edhe se Messi e Cristiano Ronaldo kur edhe ata ishin 18 vjeç.

Mobi Casa

“Unë vetëm mund të them se Januzaj është lojtari i ri më i paguar në botë. Ai përfiton më shumë para se sa Messi e Ronaldo kur ata ishin në moshën 18 vjeçare dhe jam shumë krenarë për këtë. Shumë klube të mëdha e duan atë e sidomos PSG, e cila ishte gati të shkonte shumë larg. Pesë minuta para se ta vazhdonim kontratën erdhi një super ofert nga një grup i Katarit”, tha agjenti i lojtarit.