Eko Higjiena

Januzaj nuk mirëpritet nga lojtarët belg

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Adnan Januzaj mund të përballet me pakënaqësi nga bashkëlojtarët e përfaqësueses së Belgjikës. Kevin Mirallas, lojtar i Evertonit, ka kërkuar nga trajneri Marc Vilmots që mos ta ftojë talentin kosovar në Kampionatin Botëror 2014.

Ai paralajmëron trazira në skuadër nëse Vilmots e fton në përfaqësuese mesfushorin e Junajtid në kurriz të lojtarëve që kanë qenë të përfshirë në kualifikimet për Botërorin 2014.

“Unë nuk mendoj se ai duhet të jetë në Brazil. Nuk do të ishte e drejtë për të lënë një lojtar tjetër të mirë për dikë që nuk ka luajtur shumë për klubin e tij në muajt e fundit dhe as ka kontribuar në fazën kualifikuese’, ka deklaruar Mirallas, shkruan britanikja “The Guardian”

UBT

“Adnan nuk e njeh grupin dhe fakti është se nuk ka pasur shumë minutasz në radhët e Junajtid kohët e fundit. Pastaj nuk është se ne kemi mungesë lojtari të duhur në atë pjesë të fushës. Në fakt, ka shumë lojtarë të mirë në pozitën e tij në skuadrën e Belgjikës, kështu që do të jetë e vështirë për të’’, tha ai.

Mirallas mendon se talenti kosovar ka ende kohë për ta dëshmuar vetën, derisa mendon se Janzuaj duhet të ftohet në skuadër për kualifikimet e “Euro 2016″.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.