Januzaj nuk e harron Kosovën

Mesfushori i Besës së Pejës, Fetim Kasapi, ka marrë një dhuratë jo të zakontë nga futbollisti i Manchester United, Adnan Januzaj.
Fetim Kasapit i kanë ardhur një palë këpucë sportive që i kishte bartur Januzaj.
Futbollisti i Manchester United, Adnan Januzaj ka gëzuar me një palë këpucë sportive lojtarin e Besës së Pejës, Fetim Kasapin. Ky i fundit tregon edhe mënyrën se si i kanë ardhur ato.
“Kam një mik që jeton në Bruksel që quhet Adil Krasniqi dhe ai takohet shpesh me babanë e Januzajt. Dhe, nëpërmjet tij i kam marrë si dhuratë. Dua t’i falënderoj për këtë dhuratë shumë të çmuar”, tha Kasapi për ‘Sport Plus’.
Ai më tej shtoi se asnjëherë nuk ka pasur kontakte me Adnanin, por e gjitha është bërë nga miku i tij.