RCCOLA

Januzaj në Sociedad?

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Adnan Januzaj nuk është duke luajtur me vazhdimësi në Manchester United, gjatë këtij sezoni.

Andaj, para rihapjes së afatit kalimtar në janar, kanë filluar të qarkullojnë spekulime rreth largimit të tij nga Old Trafford.

UBT

Sipas tabloidit britanik “Daily Telegraph”, trajneri i ri i Real Sociedadit, David Moyes, ish-menaxher i Manchester Unitedit, i cili i besoi shumë Januzajt gjatë edicionit të shkuar sa ishte në drejtim të gjigantit anglez, është i interesuar për transferimin e mesfushorit, në formë huazimi, gjatë janarit.

Januzaj është duke luajtur rrallëherë si titullar në United, pas ardhjes së Louis van Gaal në postin e menaxherit.