Mobi Casa

Januzaj në 11-shin startues të Unitedit

/ 1 minutë lexim
ARKATANA

Futbollisti shqiptar, Adnan Januzaj, do të luaj si startues në 11-shin e parë të David Moyes, në ndeshjen që zhvillohet sot kundër Singha All Star XI.Ditë më parë lajmëruam se Adnani ishte përfshirë në listën e lojtarëve që do të udhëtonin me ekipin në një turne parasezonal të organizuar nga sponsori i klubit AON.

Në ndeshjen që tashmë ka filluar nga ora 13:00 kundër Singha All Star XI, David Moyes e ka përfshirë Adnanin në sulm me sulmuesin anglez, Danny Welbeck.

Mobi Casa

Ky me të vërtetë është një lajm i mirë për të gjithë dhe tregon se Januzaj vërtetë është një talent i futbollit. Ne shpresojmë që të ketë shumë suksese me Manchester Unitedin.

Kjo është 11-shja startuese e Manchester Unitedit sot: Amos; Fabio, Ferdinand, Evans, Buttner; Cleverley, Carrick, Anderson, Giggs; Januzaj; Welbeck. /Telegrafi/