Januzaj mund të luajë

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Menaxheri i Manchester Unitedit, Louis van Gaal, ka bërë të ditur se Adnan Januzaj është rikthyer në stërvitje para ndeshjes kundër Stoke Cityt që zhvillohet më 1 janar.

Së bashku me mesfushorin shqiptar, nga lëndimi është rikthyer edhe Ander Herrara dhe pritet që të jenë të gatshëm për takimin e ardhshëm.

Mobi Casa

Trajneri holandez nuk ka konfirmuar nëse ata do të jenë të përfshirë në formacionin e parë, por ka njoftuar se mesfushorët do të udhëtojnë në Britannia Stadium.

“Përveç atyre (Januzajt dhe Herreras), ne kemi parë rikthimin e Rafaelit, Chris Smallingut dhe Luke Shaw”, ka thënë van Gaal në konferencën për shtyp. /Koha/Telegrafi/