FIDANISHTJA

Januzaj inspiron fitoren e United

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Me dy gola të shënuar në pjesën e dytë, Manchester Unitedi ka fituar si mysafir i Crystal Palace në Selhurst Park.Adnan Januzaj ishte mjaft aktiv në gjysmën e parë dhe arriti të shënonte me vole, por goli i tij u anulua për prekje të topit me dorë.

U desh të kalonte më shumë se një orë lojë që Djajtë e Kuq të kalonin në epërsi. Januzaj dërgoi një top te Evra, të cilin e rrëzoi Chamakh në zonë dhe arbitri akordoi penalti. Robin van Persie ishte i pagabueshëm nga pika e bardhë (62’).

Goli i dytë erdhi nga Wayne Rooney (68’). Mata veproi mirë nga e majta duke pasuar te Evra, i cili asistoi te sulmuesi anglez që e dyfishoi epërsinë me një gjysmë-vole.

FIDANISHTJA

Talenti shqiptar, Adnan Januzaj, luajti deri në minutën e 80-të, kur ia lëshoi vendin veteranit Ryan Giggs.

Manchester Unitedi është në pozitën e gjashtë në tabelë me tetë pikë larg pozitës që çon në Ligën e Kampionëve. (Liverpooli këtë javë luan ndaj Swansea Cityt). /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.