Mobi Casa

Januzaj, i veçantë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sulmuesi i Manchester Unitedit, Robin Van Persie ka lavdëruar Adnan Januzajn. Ylli holandez thotë se 18 vjeçari është një prej futbollistëve më të mirë të rinj që ka parë ndonjëherë.

Adnan Januzaj vazhdon të mbetet në qendër të vëmendjes. Talenti me prejardhje nga Kosova po vazhdon të merr lavde nga yjet e futbollit botëror.

Kësaj radhe Januzajn e ka lavdëruar sulmuesi i Manchester Unitedit, Robin Van Persie. Ky i fundit thotë se 18 vjeçari është një prej futbollistëve më të mirë të rinj që ka parë ndonjëherë.

“Gjatë këtyre viteve kam parë shumë futbollistë të rinj dhe sinqerisht mund të them se Adnan është në mesin e një ose dy më të mirëve”, ka thënë holandezi për Evening News.

ARKATANA

“Ai është një lojtar i madh. Unë jam tifoz i madh tij. Në fillim të përgatitjeve kam menduar se ka diçka të veçantë. Ai është lojtar i veçantë. Ai do t’i jap Unitedit një numër të konsiderueshëm golash dhe ndeshje të mira.

Ai ka vetëbesim në mënyrë pozitive. Ai nuk është i shqetësuar nga rastet e mëdha dhe presioni i dueleve të rëndësishme”, u shpreh Van Persie.

Ish anëtari i Arsenalit thotë se ishte i ngjashëm em januzajn në kohën kua ka debutuar nӕ ekipin e parë të Feyenoordit.

“Kur i shoh disa gjëra tek ai dhe veprimet që i bën, më kujtohet vetja në moshë të re. Ai nuk është Van Persie i ri, ai është Adnani i ri. Secili është futbollist i vetes së tij. Ai është talent i madh dhe do të jetë nën përkujdesje të stafit dhe futbollistëve këtu”, theksoi ylli holandez./express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.