Eko Higjiena

Januzaj huazohet veç në ekip të madh

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Adnan Januzaj po kalon momente të vështira në Manchester United. Futbollisti kosovar nuk po gjen hapësira të mjaftueshme te “Djajtë e Kuq” dhe mediat e huaja kanë filluar të spekulojnë për një largim të tij të mundshëm nga “Old Traffordi”, me mundësi huazimi.

Mirëpo, portali anglez “BleacherReport” ia ka kushtuar një shkrim 19-vjeçarit, duke i dhënë disa arsye se përse përfaqësuesi belg nuk bën të huazohet në një klub mesatar. “Januzaj është shumë i mirë për t’u huazuar në një klub të vogël.

Mobi Casa

Ai kërkon të luajë më shumë dhe nëse trajneri Louis van Gaal nuk është i gatshëm t’ia ofrojë këtë mundësi, është më mirë të dërgohet përkohësisht diku tjetër”, shkruan ky portal.

Januzaj i ka zhvilluar vetëm 29 minuta, në tri ndeshjet e fundit me Manchesterin.