Janjiq: Kosova në Kushtetutën e Serbisë – një normë e vdekur
Presidenti i partisë Serbia Aktive, Dushan Janjiq, ka thënë se preambula e Kushtetutës së Serbisë “nuk do të shqetësojë askënd dhe se nuk është kusht për dialog në Bruksel”.
“Objektivisht, ky dialog mund të ngre çështjen e ndryshimit të Kushtetutës në fund të negociatave dhe para anëtarësimit në BE, e kjo do të ndodh për 10-15 vite. Megjithatë, vlerësojmë se Kushtetuta duhet të ndryshohet që më 2017”, ka thënë Janjiq, duke shtuar se në Kushtetutë nuk duhet të shkruhet diçka që nuk ekziston në realitet, transmeton Telegrafi.
Preambulën e Kushtetutës së Serbisë ku Kosova figuron si pjesë e saj, Janjiq e quan veçse një normë të vdekur. /Telegrafi/


