ARKATANA

Janina Ymeri i drejtohet Qeverisë Kurti: Me fakte tregoni si e rriti SuperPuna punësimin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Janina Ymeri ka reaguar përmes një postimi lidhur me platformën “SuperPuna”, duke vënë në pikëpyetje efektin e saj në rritjen e punësimit në vend.“SuperPuna nuk e ka rritur punësimin.

Numri i të punësuarve primarë të regjistruar në ATK, as numri i llogarive aktive në Trust, nuk ka dallim të konsiderueshëm para dhe pas lansimit të kësaj platforme”, ka shkruar Ymeri.Sipas saj, pretendimet e qeverisë për rritje të punësimit përmes kësaj nisme janë të pabazuara.

“Kjo është një nga rrenat e radhës e qeverisë VV për gjoja rritjen e punësimit, një narracion që mund të demantohet lehtësisht me fakte”, është shprehur ajo.

Deputetja ka theksuar gjithashtu se ulja e papunësisë nuk lidhet me hapjen e vendeve të reja të punës në Kosovë, por me migrimin e qytetarëve.

Uji Dea

“Shkalla e papunësisë është lehtësuar nga ikja e mbi 11 mijë personave për punë jashtë vendit, për lejeqëndrim pune, vetëm brenda një viti, e jo nga punësimi në Kosovë”, ka shtuar Ymeri.Ajo i ka bërë thirrje kabinetit qeveritar për transparencë dhe debat publik.

“Ftoj kabinetin qeveritar VV, qoftë Kurti 2 apo Kurti 3, që të argumentojnë me fakte se si ‘SuperPuna’ ka rritur punësimin e qëndrueshëm dhe zhvillimin ekonomik. Për këtë argumentim i pres në cilëndo studio, në ballafaqim”, ka deklaruar ajo.

Ymeri ka kritikuar drejtimin aktual të vendit. “Le ta dinë të gjithë se ky vend me Kurtët, në qeveri e rrymë, nuk po zhvillohet por po zvogëlohet”, shtoi ajo.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.